24 Dhjetor, 2019

“As Arilena dhe as Elvana nuk duhet të fitonin Fest ’58”, Gazetarja: Dafina Zeqiri meritonte të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovizion


Ndërsa beteja për çmimin e parë të FEST ’58 u fokusua tek Arilena Ara dhe Elvana Gjata, një tjetër emër është përfolur si kandidatja e duhur për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion, pavarësisht se nuk konkurroi.

irma

Gazetarja kosovare Irma Xhema tha se Dafina do ishte alternativa më e mirë për një përfaqësim të denjë të Shqipërisë në Festivalin muzikor më të madhe Evropian.

E ftuar në emisionin “Gjesi”, gazetaja e konsideroi Dafinën si këngëtaren më të kompletuar skenikisht dhe se do e kishte çuar vendin tonë shumë lart.

“Dafina është një këngëtare që ka kënduar prej tallavasë, hip hop, balada, rep, të gjitha këngët e mundshme. Është këngëtarja më e kompletuar skenikisht, në paraqitje skenike është më e kompletuara dhe e di veten se çfarë mund të bëjë dhe eksploron veten në gjërat të reja. Kishte mundur të na përfaqësonte dhe të kishte paraqitje skenike fantastike ashtu siç ajo di të bëjë. Do na kishte çuar shumë lart,”- tha Irma Xhema.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al