19 Tetor, 2023

Arti në zi! Ndërron jetë në moshën 83-vjeçare aktori i njohur


Aktori i njohur në filmin “Rocky”, Burt Young ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare në Los Angeles. Lajmin e ka bërë të ditur vetë vajza e tij, Anne Morea Steingieser, për gazetan “Neë York Times”, duke mos treguar shkakune vdekjes së të atit.

Ndërron jetë ylli i filmit “Rocky”, Burt Young

Young kishte një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në Hollywood dhe luajti në mbi 160 filma të ndryshëm.

I lindur me 30 prill dhe i rritur në Queens, New York,  përpara se të bëhej i njohur, ai iu ka shërbyer Trupat Detare të Shteteve të Bashkuara nga 1957 deri në 1959.

Aktori është bërë i njohur në rolin e tij në filmat “Chinatown” 1974 –dhe “Once Upon a Time In America” 1984, “Carnival Of Blood”.

Burt vazhdoi të luajë më vonë në projekte të ndryshme, por kulmin e famës e arriti me personazhin e Paulie, vëllait të Adrianit, në gjashtë nga filmat “Rocky”.

Për interpretimin e tij në “Rocky”, Young mori një nominim për çmimin “Oscar” për aktorin më të mirë dytësor.

Burt ishte gjithashtu një piktor dhe disa nga veprat e tij u shfaqën shkurtimisht në filmin e vitit 2006, “Rocky Balboa”.

 

© Panoramaplus.al