5 Dhjetor, 2023

Arti në zi! Ndërron jetë në moshën 49-vjeçare aktori dhe regjisori i njohur


Aktori dhe regjisori i njohur Charles Officer ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare në shtëpinë e tij në Toronto, sipas DailyMail.

Artisti gjeti vdekjen për shkak të një ataku kardiak.

Ai gjithashtu luftoi më parë me një sëmundje të gjatë, megjithëse detajet nuk dihen, ndërsa në dhjetor 2022, bëri një transplant të mushkërive.

Vdes në moshën 49 vjeçare aktori e regjisori, Charles Officer

I lindur në Toronto, regjisori u bë i njohur për filmat me portretet e jetës së zezakëve kanadeze të cilat i dhanë atij vlerësime të shumta gjatë dy dekadave të fundit.

“Nurse.Fighter.Boy”, i publikuar në vitin 2009 është një ndër filmat që e bëri shumë të njohur atë, ku luan Karen LeBlanc në rolin e Jude, një nënë beqare e ve që trajtohet për sëmundjen e qelizave.

Ai vazhdoi të drejtonte filma të shumtë dhe dokumentarë që kishin në qendër historitë e zezakëve, duke përfshirë “Arratisjen e Akilla” të vitit 2020.”

Së fundmi, aktori fitoi një çmim kanadez të ekranit për regjisorin më të mirë në një serial dramatik për episodin pilot të “The Porter”.

Projekte të tjera të tij përfshinin: “Mighty Jerome” dhe “Unarmed Verses”.

© Panoramaplus.al