Aktori i njohur Evan Ellingson ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare.

Ai është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Fontana, Calif, sipas Page Six.
Lajmin e trishtë e ka konfirmuar Page Six nga zyra e mjekësisë ligjore e Departamentit të Sherifit të Qarkut San Bernadino, teksa tregoi se shkaku i vdkejes së aktorit nuk dihet akoma.
Evan u bë i njohur me rolin e tij në filmin e vitit 2009 “My Sister’s Keeper” së bashku me Cameron Diaz si Jesse Fitzgerald.
Ai ishte një personazh kryesor në 19 episode të serialit “Sitcom Complete Savages” nga viti 2004 deri në 2005.
Paraqitja e tij e fundit në ekran ishte në CSI: Miami në 2010.
Sipas “Page Six”, Evan la pas vajzën e tij në Brooklynn, e cila ka lindur në vitin 2008.
© Panoramaplus.al

