19 Maj, 2026

Arrestohet sërish ish-gruaja e Eminem, Kim Scott kapet në gjendje të dehur pas përplasjes me makinë


Kim Scott, ish-bashkëshortja e reperit Eminem, është arrestuar sërish në Michigan, pasi dyshohet se është kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. Mediat e huaja raportojnë se 51-vjeçarja u ndalua nga policia pasi përplasi një automjet të parkuar pranë zonës së Detroitit.

eminem kim

Sipas raportimeve, ngjarja ndodhi vetëm pak ditë pasi Kim Scott ishte paraqitur në gjykatë për një tjetër incident të ngjashëm. Autoritetet thanë se nuk pati persona të lënduar, ndërsa çështja mbetet nën hetim.

Në materialet e publikuara nga mediat amerikane thuhet se Kim u shfaq e buzëqeshur në foton e arrestimit, ndërsa pamja e saj e re me flokë të shkurtër ka tërhequr vëmendje në rrjet.

Kim Scott dhe Eminem kanë pasur një marrëdhënie të trazuar ndër vite. Dyshja janë martuar dy herë, fillimisht në vitin 1999 dhe më pas në 2006, përpara se të ndaheshin përfundimisht. Ata kanë një vajzë së bashku, Hailie Jade.

Sipas mediave amerikane, Kim kishte deklaruar më herët se kishte lënë pas problemet me alkoolin pas një periudhe rehabilitimi, por arrestimi i fundit ka rikthyer sërish vëmendjen mbi jetën e saj personale.

© Panoramaplus.al