Reperi amerikan, Silento është akuzuar për vrasjen e kushëririt të tij. 23-vjeçari, me emrin e vërtetë Ricky Hawk, u arrestua të hënën dhe është në paraburgim.
Arrestimi i tij vjen disa ditë pas vdekjes së kushëririt të Silento, rederick Rooks, 34 vjeç, i cili u gjet i vrarë më 21 janar.
Rooks ishin qëlluar në fytyrë dhe një këmbë, ndersa u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.
Në një deklaratë në Twitter policia e qarkut DeKlad tha: “Ricky Hawk, 23 vjeç, u arrestua për vrasjen e kushëririt të tij Frederick Rooks, 34 vjeç. Më 21 janar Rooks u gjet i vdekur. Ai ishte qëlluar me armë. Hawk ndodhet në burgun DeKalb County i akuzuar për vrasje.”
Silento u bë i famshëm me këngën virale ‘Watch Me (Whip / Nae Nae)’, të publikuar në vitin 2015.



