6 Mars, 2018

Arrestohet i vetëshpalluri princ Vali Corleone, dërgohet në psikiatri pasi… (FOTO)


Ka përfunduar në prangat e policisë së Gjilanit, i vetëshpalluri princ, Vali Corleone.

Lidhur me këtë ngjarje ka folur zëdhënësi i policisë së Gjilanit në Kosovë Ismet Hashani, i cili është shprehur se arrestimi i tij është bërë pas një marrëveshje me prindërit e tij.

“Po mund ta konfirmoj se ai është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Hashani për “Express”.

Kjo e fundit shkruan se dy prindërit e tij, shtetasit me inicialet R. S., dhe H. S., kanë qenë ata që kanë bërë denoncimin në polici për ngacmim dhe kanosje.

Gjithashtu bëhet e ditur se Vali ka bashkëjetuar për një kohë me prindërit e tij, e pastaj i ka përzënë nga shtëpia.

Sipas informatave, policia ka shkuar në shtëpinë e Valit për ta shoqëruar për në komisariat për t’u marrë në pyetje, ndërsa ky i fundit ka kundërshtuar dhe ka nisur të bëhet agresiv.

Menjëherë pas arrestimi Vali ka kërcënuar efektivët duke shfaqur sjellje agresive. E si pasojë policia e ka dërguar atë në psikiatri, e më pas në paraburgim.

Ndërkohë Corleone njihet për jetën luksoze dhe bizneset që ka familja e tij kryesisht në Gjilan.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al