11 Qershor, 2018

Arrestohet aktori i famshëm, akuzohet për…


Aktori i famshëm i “Hollywood”-it, Vince Vaughn është arrestuar nga policia e Los Angeles.

Mediat amerikane shkruajnë se protagonisti i “Wedding Crashers” dhe shumë filmave të tjerë komedi është vënë në pranga për drejtim të makinës në gjendje të dehur.

Arrestimi i 49-vjeçarit është bërë në orët e para të mëngjesit të ditës së diel. Gjithashtu policia vendase ka njoftuar se Vaughn akuzohet edhe për rezistencë ndaj tyre.

Por pas disa orësh është lënë i lirë. Aktori i famshëm nuk ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje, por zëdhënësi i tij, Alan Nierob, ka thënë se Vaughn nuk ka asnjë koment.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al