Blogerja e njohur Armina Mevlani, e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale, ka kufizuar postimin e fotove dhe videove me partnerin e saj, Shkëlzen Berishën, në “Instagram”, duke nxitur dyshimet te ndjekësit se po kalojnë një krizë në çift.
E gjatë një bashkëbisedimi virtual me fansat, ajo u pyet “se sa kohë kalon me Shkëlzen Berishën, pasi duket sikur janë distancuar?”.
Kësaj pyetjeje Armina nuk ka hezituar t’i përgjigjet, duke treguar se realisht kalon shumë kohë me partnerin, por nuk dëshiron të publikojë momentet private në rrjetet sociale.
“Jo, aspak, kaloj shumicën e kohës me të, thjesht nuk preferoj të ndaj gjërat private shumë”, u përgjigj ajo. Armina Mevlani tregoi edhe se si është të kesh një vjehërr si ish-Kryeministri Sali Berisha, teksa u shpreh se ai është një dëgjues i mirë dhe kur flet me të mëson shumë gjëra të reja.
“Është dikush me të cilin ke qejf të bisedosh pasi përveçse është dëgjues i mirë, kur flet me të mëson shumë gjëra të reja mbi historinë, artin etj”, shkroi blogerja.
Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha e nisën romancën e tyre në 2012-ën dhe që prej asaj kohe kanë krijuar kujtime pa fund me njëri-tjetrin. Në muajin shkurt, blogerja e njohur vendosi të rrëfente për herë të fundit disa detaje nga jeta e saj private, ku gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj, tregoi çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo për të.
Njëra prej ndjekëseve i tha se gjoksin nuk e kishte natyral, por Armina iu përgjigj duke shtuar se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje as në gjoks, as diku tjetër. Lidhja e gjatë dhe e bukur me Shkëlzenin bëri që ndjekësit të mendopnin se ajo dëshiron të krijojë familje, ndoshta vitin tjetër. Për këtë çështje, Armina sqaroi: “Unë i dua fëmijët! Unë dëshiroj gjithashtu, por kur të vendosë Zoti! Nuk e di nëse këtë vit apo vitin tjetër!”
Në lidhje me pasurinë e saj, ajo po ashtu sqaroi: “Nuk jam e pasur materialisht (sepse të jesh i pasur është fjalë e madhe), por jam shumë në brendësi dhe e mbushur me njerëz që më duan. Kjo është të jesh e pasur. Jetoj një jetë të mirë, por jam ende duke u munduar të krijoj gjëra të miat dhe po punoj çdo ditë për t’i arritur. Dua që një ditë të jem e suksesshme mjaftueshëm sa të ndihmoj njerëz në nevojë aq shumë! Ëndrra ime dhe ajo që do më bënte të lumtur në ditët e pleqërisë është të kthej kokën pas dhe të shoh sa jetë kam zbukuruar duke ndihmuar”.
Ndërsa postimet me foto për lidhjen e saj prej gati një dekade, ajo e bëri pak kohë më parë. Armina u bë nostalgjike për të gjitha momentet romantike që ka përjetuar me gjysmën e saj më të mirë. Kështu, ajo postoi në “Instastory” një seri fotosh të realizuara përgjatë gjithë periudhës që ka kaluar bashkë me partnerin e saj.
Duke filluar që nga vendi ku janë njohur, fejesa, udhëtimi i parë së bashku e deri te propozimi për fejesë, Armina nuk la moment pa kujtuar në përvjetorin e njohjes së tyre e duke qenë se është e hapur dhe i respekton ndjekësit, ajo deri më tani jo vetëm ka shuar kureshtjen e tyre, por u është përgjigjur edhe pyetjeve delikate në lidhje me tradhtinë.
Në një mini-intervistë të zhvilluar pak kohë më parë me ndjekësit në “Instagram”, ajo ka treguar nëse do t’ia falte tradhtinë partnerit të saj. Blogerja u shpreh se tradhtia nuk vjen gjithmonë nga mungesa e dashurisë, ndaj s’do merrte menjëherë vendimin për t’u ndarë. Armina u shpreh se do të fliste me partnerin për të kuptuar arsyen e tradhtisë dhe nëse nuk do ta bindte, atëherë s’do ta falte.
“Do ta falje tradhtinë dhe a mendon se ka dashuri pas tradhtisë?”, e pyet një nga ndjekësit.
“Mendoj jeta dhe njeriu janë shumë komplekse, tradhtia jo gjithmonë është mungesë dashurie dhe vjen për shumë arsye. Varet nga rrethanat, do ulesha dhe do flisja me partnerin për të kuptuar ‘përsenë’ dhe nëse nuk më bind, nuk do ta falja. Ka dhe raste që mendoj që duhet falur”, iu përgjigj ajo.
Blogerja dha edhe këshilla për një marrëdhënie të shëndetshme, duke u sugjeruar ndjekësve që të provojnë gjëra të ndryshme me partnerin.
“Ndonjë këshillë dashurie? Dukesh shumë romantike”, e pyeti një tjetër ndjekës.
“Mundohuni të bëni gjëra të ndryshme që të mos mërziteni. Bëni aventura, udhëtime, dashuri në vende të ndryshme dhe respektoni njëri-tjetrin. Trajtoje partnerin si mikun tënd të ngushtë”, e këshilloi ajo.
Ndërkohë. ajo ka folur hapur edhe për ankthin dhe sulmet e panikut që ka përjetuar. “Mendoj se të gjithë deri diku përjetojmë ankth dhe sulme paniku. I kam kaluar duke i thënë vetes që është kalimtare dhe duke folur me shoqen e ngushtë. Nuk më ndodhin shpesh gjithsesi”, përfundoi blogerja.





















