7 Maj, 2018

Armina Mevlani gati të rrezikojë jetën për foto, pozon mes shkëmbinjve


Armina Mevlani në rrjetin social “Instagram” ka publikuar foto nga seti i ri i saj fotografik në det. Edhe pse nuk e ka vendosur lokacionin, duket se ka qenë set i vështirë, pasi, siç shihet, ajo pozon me këmbët në ujë dhe trupin e mbështetur në shkëmbinj.

 

Ende pa ardhur vera mirë, blogerja është nisur drejt brigjeve shqiptare, për të realizuar një set fotosh jo vetëm me bikini, por edhe me fustan mbrëmjeje.

 

“Një projekt i ri. Së shpejti”, shkruante Armina në postimin e saj. Ish-miss Albania dhe e dashura e Shkëlzen Berishës i ka realizuar fotot e reja me fotografin Endrit Mertiri, bashkëpunëtorin e saj për shumë projekte. Mbetet të shihet çfarë ka përgatitur Armina kësaj here në karrierën së saj si blogere.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al