Blogeraj e njohur, Armina Mevlani është një nga personazhet më aktive në rrjetet sociale dhe për këtë fakt ajo komentohet e më e përflitet goxha. Në rrjetin e saj “Instagram” ajo publikon çdo gjë nga e përditshmja dhe aktivitetet e saj.
Por mesa duket ka arritur që fiksimin e saj t’ia ngjisë edhe partnerit të saj, djalit të ish-kryerministrit, Shkëlzen Berishës.

Shkëlzeni ka vendosut të hapë një llogari të tijën në rrjetin social “Instagram”, lajmin e ka përhapur vetë Armina, e cila në një foto të publikuar shkruan: Dikush është i ri në “Instagram”, duke bërë tag edhe Shkëlzenin.
Edhe pse vetëm 5 ditë që është bërë pjesë e rrjetit social, djali i ish-kryeministrit ka nisur të bëjë postime nga më të ndryshme në profilin e tij.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
