21 Mars, 2024

Armando Sadiku bëhet baba për herë të dytë, ja emri i veçantë që futbollisti shqiptar i ka vendosur djalit


Futbollisti i Kombëtares shqiptare,  Armando Sadiku, i cili aktualisht  luan  në kampionatin Indian, me skuadrën e Mohun Began  është bërë baba për herë të dytë.

Në jetë ka ardhur djali i dytë i familjes, Leoni dhe lajmin e ka dhënë bashkëshortja e futbollistit, Elona nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Përshëndetje botë. Unë jam Leon, anëtari më i ri i familjes”, shkruan ajo.

Kujtojmë që çifti u bënë prindër për herë të parë në tetor të vitit 2021, me djalin e tyre , Luisin.

Sadiku nuk mori një ftesë nga tekniku Sylvinho për miqësoret e marsit edhe pse është duke kaluar një formë shumë të mirë në Indi.

Sulmuesi elbasanas, mbahet mend më së shumti për golin e parë dhe të vetëm deri më tani të shënuar nga kombëtarja në një Evropian, atë përballë Rumanisë, që na dha edhe fitoren.

 

© Panoramaplus.al