Në ditën e 1 Majit, aktivitetet kanë vijuar në qendrën e Tiranës, edhe në darkë, ku kanë dhënë koncert disa këngëtarë të njohur. Për prezantimin e koncertit ishte përzgjedhur Arjola Shehu, e cila njihet si prezantuese e një emisioni gatimi.
Në fakt, Arjola pati fatin të ngjitej në një skenë më të madhe se ajo e festës së 1 Majit në Sheshin Skënderbej, pasi ishte një nga prezantueset e festivalit “Kënga Magjike” edicioni i fundit së bashku me Ardit Gjebrean dhe Nevina Shtyllën.

Arjola është jo vetëm një vajzë shumë e shkathët dhe e lirshme në ekran, por edhe shumë e bukur. Gjatë kohës që po priste të fillonte koncerti, ajo priste e veshur dhe e trukuar për eventin, ndërkohë që sytë kureshtarë e ndiqnin nga pas.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
