Arjola Demiri mbrëmjen e djeshme e ftuar në Post Big Brother dukej se nuk ishte në gjendjen e saj shëndetësore më të mirë. Aktorja u dëgjua duke folur me një zë të ngjirur, teksa mori mikrofonin për t’u sqaruar me Fifin.

Duket se pas daljes nga Big Brother, ish-banorët kanë qenë në shumë festa, çfarë ka sjellë edhe lodhjen e saj. Këngët, kërcimi dhe lodhja kanë sjellë ‘pasoja’ për Arjolën, që është shfaqur e sëmurë mbrëmjen e djeshme.
Arjola pas daljes nga shtëpia e “BBV”, ka ndryshuar pamjen duke u bërë bionde dhe duke tërhequr jo pak vëmendjen e publikut. Mbrëmjen e djeshme në televizionin Top Channel, në emisionin “Post Big Brother VIP”, teksa është biseduar, komentuar me gjithë banorët për shumë situate, konflikte dhe emocione të ndodhura mes tyre brenda shtëpisë.

