Marrëdhënia mes Antonelës dhe Arjolës vijon të jetë e tensionuar si në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Dy vajzat nuk ngurrojnë të ironizojnë njëra-tjetrën kur u jepet mundësia dhe kështu kanë bërë edhe në “Post Big Brother VIP”.

Xhirimet e emisionit janë bërë disa ditë më parë dhe do transmetohen në ekran në tre puntata në vend të spektaklit të “Big Brother VIP”. Ish-banorët janë mbledhur për të diskutuar edhe një herë situatat me njëri-tjetrin.
Kryefjala.com shkruan se Antonela ka filluar të hedhë kunja kundrejt Arjolës. ”Urime për fustanin, urime për flokët”, por këto kunja janë pasuar nga Arjola e cila i ka thënë: ”Urime për Sanremon!”.
Rikujtojmë se Antonela u përfol se do të merrte pjesë në Sanremo, por më vonë ajo tregoi se ka qenë thjeshtë “kumbarë” e festivalit dhe ka qëndruar në prapaskenë.
Ndërkohë, “Post Big Brother VIP” është shoqëruar edhe me debate të tjera. Në studio ka patur debate mes Fifit dhe Arjolës, Einxhelit, Semit e Arditit. Pas kësaj thuhet se Fifi ka vendosur të lërë spektalkin e të largohet menjëherë, ndonëse Arbana është shprehur pas publicitetit se këngëtarja u largua pasi nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, raporton “iconstyle”.
Por nuk ka mbaruar me kaq, pasi gjithashtu thuhet se një debat tjetër ka nisur mes Antonelës dhe Big Mamës, ku kjo e fundit është larguar nga spektakli.
Ndërkohë kujtojmë se Beatrix dhe Donald nuk kanë qenë pjesë e “Post Big Brother VIP”.
© Panoramaplus.al
