Elvana Gjata ka marrë një vendim drastik për fansat pas zhgënjimit të madh që pësoi në Fest ’58.
Në një video të publikuar në Instagram të këngës “Me Tana” për të uruar koreografin Albi Nako për ditëlindje, këngëtarja hoqi opsionin e komenteve.
Në këtë mënyrë, askush nuk mund ti japë komente negative apo pozitive në postimet e saj.
“Gëzuar Ditëlindjen mjeshtër. Albi Nako jam mirënjohëse për punën e palodhur e plot jete e kreativitet qe jep! Thank you!
Can’t wait for next one,”– shkroi ajo.
Kujtojmë që Elvana nuk e priti që çmimin e parë, që do ti siguronte përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision, do t’ia rrëmbente Arilena Ara.
Madje ajo u largua nga skena pa e uruar kundërshtaren e saj. Elvana reagoi vetëm 24 orë më pas në një postim në Instagram ku i uronte Arilenës vetëm sukses.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al