23 Dhjetor, 2019

Arilena Ara shpallet fituese e Festivalit të RTSH, do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Elvana Gjata zë vendin e dytë


Arilena Ara u shpall fituese e Festivalit të RTSH. Arilena do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Shaj” një baladë dashurie që preku zemrat e të gjithëve.

 

Në momentin para shpalljes së çmimit i gjithë publiku në sallë thërriste në kor emrin e saj.

Trofeu ju dorëzua nga këngëtarja Jonida Maliqi, fituesja e vitit të kaluar të Eurovizion.

“Bëj muzike sepse i kam dedikuar jeten time. Kam kënduar që 14 vjeçe,”- Arilena pas marrjes së çmimit.

Vendin e dytë e zuri Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”. Ndërsa Sara u rendit e treta në Fest ‘58.


© Panoramaplus.al