5 Maj, 2018

Arilena Ara përlot me dedikimin prekës kushtuar të atit të ndjerë


Këngëtarja e njohur Arilena Ara është kthyer në një nga personazhet më të famshëm jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë trojeve tona.

Suksesin më të madh e mori falë këngës me titull “Nëntori”, që siç dihet ka qenë një dedikim për babanë e ndjerë, i cili është larguar nga jeta në këtë muaj.

Arilena gjithmonë e ka treguar lidhjen e veçantë që ka pasur me babanë e saj dhe me shumë siguri ai do të ishte shumë krenar me arritjet artistike të këngëtares.

Ditën e sotme ai do të festonte ditëlindjen. Këngëtarja e njohur ka zgjedhur që ta urojë me një video shumë të veçantë dhe një urim që ka përlotur të gjithë ndjekësit e saj.

Edhe njehere t’me perqafoje, babi.. Gezuar ditelindjen ne parajse!

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on

Arilena ka postuar në “Instagram” një video ku ajo shihet duke konkurruar në spektaklin e fëmijëve “Gjeniu i vogël” dhe në një moment këngëtarja flet e emocionuar për babanë e saj, i cili ishte i pranishëm në studio duke e ndjekur.

“Edhe njëherë t’më përqafoje babi… Gëzuar ditëlindjen në parajsë!”-shkruan Arilena pranë videos ku shihet babai i saj duke e përqafuar dhe duke gëzuar së bashku me të për suksesin e saj.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al