Këngëtarja e hitit “Nëntori”, që pushtoi mbarë botën është duke zhvilluar rrugëtimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Arilena Ara ndodhet prej muajsh në Amerikë. Nga atje, ajo ka publikuar për fansat e saj foto mjaft interesante.

Bukuroshja shqiptare është duke pozuar për një set të ri fotografik. Siç tregon edhe ajo nëpërmjet postimeve që bën në “Instagram”, po pozon për fotografin e mirënjohur Fadil Berisha.

Ndërkohë në foton e publikuar së fundmi, Arilena shfaqet e veshur në të bardha dhe me një stil që deri më tani nuk e kishim parë.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al

