Si duket? Sipas mendimit tonë është brenda natyrës dhe moshës së saj. Pavarësisht se Arilena Ara tashmë është bërë një këngëtare me mjaft famë, duhet të kemi parasysh se ajo është një vajzë e re dhe veshja në përditshmërinë e saj stil Lolite i përshtatet më së miri.

Si gjithmonë, këngatarja shihet në shoqërinë e Popi Kolës, për të cilin dimë vetëm një gjë me siguri, që është menaxheri i saj. Ndërkohë, se çfarë funksioni tjetër ka në jetën e Arilenës, mbetet akoma mister.

Dhe misterin e ka shtuar edhe më shumë Arilena me deklaratat e saj për Popin, një strategji me siguri e qëllimtë, që të bëjë lëmsh mendimet e njerëzve.
Ndoshta ky mund të jetë rasti i parë në botën shqiptare të showbizz-it që një artiste e quan njeriun me të cilin rri, edhe lumturinë e saj, edhe dashurinë e saj më të madhe, edhe shok, edhe të dashur, madje edhe baba!

Pra në sytë e fansave Popi është ai njeriu shumëdimensional dhe shumëfunksional, por që çuditërisht ka shumë vite që rri në krah të këngëtares, gjë që nuk ndodh shpesh në botën e artit, ku marrëdhëniet janë të destinuara të prishen shpejt. Kjo, përveç të gjitha hamendësimeve, tregon se me të vërtetë lidhja e tyre është shumë e fortë dhe speciale.

Përsa i përket karrierës, Arilena ka bërë një bashkëpunim me Noizyn dhe pritet të bëjë një tjetër me Dafina Zeqirin. Le të themi që këngëtarja ka zgjedhur ndër më të mirët dhe më të suksesshmit e tregut për të bërë një bashkëpunim muzikor.

Duket se gjithçka po shkon mirë në jetën e saj personale dhe profesionale dhe ne urojmë që gjithçka të vijojë për mirë!



