11 Prill, 2018

Arilena Ara elektrizon publikun e huaj, ja performanca mbresëlënëse në Minsk (VIDEO)


Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar dhe jo vetëm,  Arilena Ara, vijon të jetë një ndër shqiptaret më të kërkuara për koncerte në rajon dhe madje edhe në Rusi.

Fundjavën që shkoi, ajo ishte e ftuar në Minsk, të Bjellorusisë, ku realizoi një performancë fantastike.

Arilena ka publikuar foto e video në rrjetin social “Instagram”, ku ajo shihet teksa elektrizon publikun me zërin e saj të fuqishëm dhe sigurisht paraqitjen e veçantë.

“Last train to Paris” Love you Belarus. Спасибо??

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on


E veshur e gjitha në ar, këngëtarja pushton skenën me zërin e saj, ndërkohë që publiku shihet me duart lart.

Showtime. ?? Thank you my love! @rezartaskifteri

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on

Arilena Ara po korr sukses anembanë botës. Bukuroshja shqiptare ka thënë më parë në një intervistë se ka fituar aq famë jashtë kufijve shqiptare me këngën e saj “Nëntori”, saqë ndonjëherë i duhet të mbulohet me kapuç ose të maskohet për të mos u njohur.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al