Për herë të parë në Shqipëri, make-up artisti i njohur në mbarë botën, Ariel Tejada ka treguar jo vetëm për rrugëtimin e tij drejt famës, por edhe për raportin e tij me familjen Kardashian. I ftuar në ‘Pasdite në Top Channel’ ai ka folur edhe për aktivitetin që e ka sjellë në kryeqytet, por edhe për marrëdhënien që ka me Anxhelinën , vajzën e Albërie Hadërgjonajt me të cilën ai jeton në të njëjtën shtëpi.

Pyetjes së Jonida Shehut nëse fama e ka ndryshuar Arielin, ai i’u përgjigj:
“Fizikisht jam pak ndryshe, por ndiej se zemra ime nuk ka ndryshuar, edhe pse punova me Ariana Grande para 2 ditësh, ambicia dhe motivimi im nuk ka ndryshuar, janë të njëjtat me në fillimet e mia”.

Prej 4 vitesh ai është mik i ngushtë me Anxhelina Hadërgjonaj.
“Anxhelina ka një zemër të mrekullueshme, mund të qaj tani kur mendoj për të! Ne u takuam përmes një miku të përbashkët!”

Ata jetojnë së bashku dhe natyrshëm ndajnë edhe detyrimet, që ka bashkëjetesa.
“Unë derdh plerat, ajo lan enët, gjithmonë kemi njerëz që vinë tek ne, nuk jemi asnjëherë vetëm”
Por në familjen Hadërgjonaj, ai ka një tjetër të preferuar. “Albërien e dua shumë. Sa herë vij këtu, ajo është si një mama për mua”.
© Panoramaplus.al

