5 Nëntor, 2020

Ariana Grande shpërthen e revoltuar ndaj VIP-ave që organizojnë festa gjatë pandemisë: Kaq shumë nevojë keni për atë dreq postimi në Instagram?


Këngëtarja me famë botërore, Ariana Grande ka “shpërthyer” kundër personazheve të famshëm që organizojnë festa gjatë kohës së pandemisë.

ariana grande (6)

Këngëtarja shprehu shqetësimin e saj gjatë emisionit “Zach Sang Show”, që transmetohet në “YouTube”, raporton “Mirror”.

27-vjeçarja tha se të gjithë të famshmit duhet të qëndrojnë në shtëpi për të luftuar pandeminë si shumë vende të tjera.

ariana grande (4)

A kemi patjetër të gjithë nevojë të shkojmë tek ‘Saddle Ranch’ aq sa s’mund të presim që të kalojë kjo pandemi vdekjeprurëse?!”-  është shprehur Grande e revoltuar.

ariana grande (5)

“Saddle Ranch” është një vend luksoz për personazhet e njohur që ndodhet në Kaliforni. Ai njihet edhe për demin mekanik, tek i cili shumë të famshëm kanë realizuar video që i kanë postuar në rrjete sociale.

ariana grande (2)

Kemi vërtetë kaq shumë nevojë të veshim çizme kauboj dhe të hipim mbi një dem mekanik?! Të gjithë kemi kaq shumë nevojë për atë dreq postimi në Instagram?!”,- ka vazhduar më tej këngëtarja, duke shprehur publikisht zemërimin e saj.

ariana grande (3)

Ariana u shfaq në emision për të promovuar edhe albumin e saj të ri, “Positions”, që u publikua ditën e premte. Ky është albumi i tretë i këngëtares, pas ‘Sweetner” që u lançua në 2018-tën dhe´”Thanku U Next” të vitit 2019-të.

© Panoramaplus.al