21 Dhjetor, 2020

Ariana Grande i jep fund beqarisë! Këngëtarja i thotë ‘PO’ propozimit të të dashurit


Ariana Grande ka zbuluar se është fejuar me të dashurin e saj, Dalton Gomez.

ariana grande (2)

Këngëtarja e hitit “Sweetener”, e cila është 27 vjeç, publikoi në llogarinë e saj në Instagram disa foto, ku shfaqej bashkë me partnerin.

ariana grande (8)

Ajo që ra menjëherë në sy ishte unaza e madhe prej diamanti dhe në këtë mënyrë, këngëtarja me famë botërore ndau lajmin e bukur me të gjithë, raporton “Mirror”.

ariana grande (7)

Unaza ka përveç diamantit edhe një perlë të bardhë të bashkangjitur teksa rrethi duket të jetë ar.

Përgjithmonë…”-ka shkruar ajo krah fotove romantike!

ariana grande (6)

Në postimin e saj kanë vërshuar menjëherë urime të shumta nga miq, kolegë e fansa, ndonëse askush s’mund ta fsheh habinë nga ky lajm.

ariana grande (9)

Lajmi për fejesën e çiftit vjen pas rreth një viti që nga thashethemet e para për romancën e tyre. Daljen e tyre të parë publike ata e bënë në mars për videoklipin e Ariana-s dhe Justin Bieber-it, “Stuck With U.”

ariana grande (5)

Në video, Dalton dhe këngëtarja kërcenin së bashku në një dhomë gjumi.

Më pas në muajin tetor mediat e huaja raportuan se ata janë “kokë e këmbë” të dashuruar me njëri-tjetrin.

ariana grande (3)

Teksa e përshkruanin marrëdhënie shumë të shëndetshme, mediat shkruanin se ata duan thjesht të jenë ‘normalë’ dhe Ariana-s i pëlqen që ai është shumë me këmbë në tokë.

Ai e ekuilibron atë nga industria e muzikës dhe bota e famës, prandaj të dy kalojnë edhe shumë kohë së bashku.

© Panoramaplus.al