18 Qershor, 2025

Ariana Grande humb njeriun e shtrenjtë, këngëtarja përlot fansat me dedikimin


Ariana Grande ka ndarë me ndjekësit e saj një moment prekës dhe të dhimbshëm nëpërmjet një postimi në Instagram, duke njoftuar ndarjen nga jeta të gjyshes së saj të dashur, të njohur për të gjithë si “Nonna”.

E rrethuar nga dashuria e familjes, Nonna u nda nga jeta në paqe në moshën 99-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi dashurie dhe kujtimesh të paharruara.

Nuk ka fjalë që të shprehin sa shumë do të më mungosh,” – ka shkruar Ariana përkrah nje fotoje të vjeter familjare. “Je gjithçka për mua. Të dua përgjithmonë, Nonna.”

Nonna ka qenë një figurë e dashur jo vetëm për Ariana-n, por edhe për fansat e saj në mbarë botën. Ajo është bërë shpesh pjesë e intervistave, dokumentarëve dhe projekteve muzikore të këngëtares, duke reflektuar marrëdhënien e fortë dhe të sinqertë mes tyre.

Në vitin 2024, Nonna hyri në histori si personi më i moshuar që është renditur ndonjëherë në listën “Billboard Hot 100”, duke shfaqur zërin e saj në një prej këngëve të Ariana-s dhe duke u bërë menjëherë e dashur për publikun.

© Panoramaplus.al