27 Tetor, 2017

Arian Çani i bën “prokurorin” Ramës në studio. Ja si reagon kryeministri


Moderatori Arian Çani ka ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin e tij kryeministrin Edi Rama.

Ai po zhvillon një intervistë me kryeministrin lidhur me çështjen Tahiri, të shumëpërfolur ditët e fundit. Por ajo që na bëri çudi është fakti se ai ka preferuar ta zhvilloje në një nivel ndryshe intervistën.

Ai po i bën “prokurorin” Ramës në studio, i veshur pak a shume me një pardesy të bardhë dhe kapele të zezë , e cila në memorien kolektive shqiptare kujton simbolin e ‘spiunëve të komunizmit’.

 

© Panoramaplus.al