30 Nëntor, 2025

Ardit Gjebrea, puthje të zjarrta me gruan në prapaskenë! Bashkë prej më shumë se 30 vitesh, fotot nga paparazzi të një prej çifteve më jetëgjata të ekranit.


Ardit Gjebrea ka përmbyllur këtë vit edicionin e 25-të të “Këngës Magjike”. Me ndryshim e rëndësishëm që këtë vit si partnere në skenë kishte vajzën e tij, Anna.

ardit gjebrea anila gjebrea6

Një edicion që rezervoi mjaft surpriza dhe emocione edhe për vetë producentin. E në përmbyllje të të gjithë kësaj sipërmarrje, nuk kishte sesi të mungonte edhe urimi nga bashkëshortja e tij, Anila.

ardit gjebrea anila gjebrea 1

Si rrallëherë, Arditi ka shkëmbyer një puthje në buzë me bashkëshorten, duke na sjellë një kujtim të rrallë prej tij. Anila dhe Arditi janë bashkë prej më shumë se 30 vitesh, duke qenë ndër çiftet më jetëgjata të ekranit.

ardit gjebrea anila gjebrea 3

E megjithatë, daljet e përbashkëta i kanë pasur të rralla, ndaj edhe kjo puthje kaq e zjarrtë nuk kishte sesi t’i shpëtonte objektivit tonë.

ardit gjebrea anila gjebrea55

© Panoramaplus.al