3 Janar, 2020

Ardit Gjebrea me vendimin drastik, këtë vit nuk do ketë Këngë Magjike. Kush është arsyeja?


Ardit Gjebrea ka befasur me vendimin e fundit. Moderatori njoftoi se këtë vit Kënga Magjike, që ishte kthyer në traditë vjetore në familjet shqiptare, nuk do të zhvillohet.

“Kënga Magjike në 2020 pushim,”- shkoi ai.

Ndërsa sqaroi se festivali do të kthehet vitin e ardhshëm.

“Në pranverë të 2021 rikthehemi për ti dhënë jetë hiteve të verës, për më shumë ritëm dhe më shumë ngjyra, ”– u shpreh Arditi.

Nuk dihet ende arsyeja pse moderatori mori këtë vendim drastik.

 

© Panoramaplus.al