Këngëtari i njohur Ardian Bujupi është gjithmonë privat përsa i përket jetës së tij personale. Rrallë herë Ardiani na tregon se çfarë bën ai me jetën përtej muzikës.

Ajo që dimë, është se një vit më parë Bujupi i dha fund beqarisë nëpërmjet një dasme sekrete nga e cila nuk u publikua asnjë detaj.

As nëpër rrjete sociale ai nuk është parë të postojë lidhur me jetën e tij private dhe ajo që dihet deri më tani është se bashkëshortja e tij quhet Fjolla dhe jeton në Gjermani por kjo e fundit nuk është shfaqur asnjëherë në postimet e këngëtarit.

Mirëpo ditën e djeshme, Ardiani ka publikuar për herë të parë një video me bashkëshorten e tij. Por kjo e fundit nuk ka pranuar të shfaqet me portret. Bujupi shfaqet duke e kapur Fjollën përdore për ta nxjerrë në kamera por ajo nuk dëshiron, e gjithë kjo skenë shihet në reflektimin e xhamit të ballkonit ku dyshja filmojnë videon.

Kujtojmë që dy vite më parë u aludua se Ardiani ishte në një lidhje romantike me Jasmina Kadriun.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ishte protagoniste në këngën e Ardianit “Tranova”, dhe ende pa u publikuar kënga, u dyshua se përveç bashkëpunimit, mes dyshes kishte diçka më shumë. Por këngëtari u kujdes që gjithmonë t’i mohonte këto zëra, duke thënë se nuk është i lidhur me Jasminën. Nga ana tjetër,u duk se ish-konkurrentja e “Përputhen” e përdori këtë për t’u rikthyer edhe njëherë në vëmendje të mediave asaj kohe.

“Bashkëpunimi shkoi shumë këndshëm dhe shumë bukur. Kjo ka qenë hera e parë që e takova. Jam pyetur shpesh nëse jemi në lidhje. Duke qenë se kam dalë nga një emision dashurie, e kam pasur ‘të detyrueshme’ që jetën time private ta mbaja të hapur. Por tani kam vendosur që ta mbajë private. Dhe nuk dua të jap sqarime të mëtejshme. Ndoshta ka pasur, e ndoshta jo shkëndija mes nesh. Kur dy persona takohen dhe nuk kanë komplekse, krijohen gjithmonë mendime se mund të jenë në lidhje. Jemi të dy me botë të zgjeruara”, u shpreh Jasmina atëherë, duke e lënë edhe më evaziv raportin e tyre.

Por ndërkohë që Bujupi këmbëngulte që mes tyre nuk kishte një lidhje, Jasmina vijonte me fotot dhe video së bashku, duke u shndërruar në kryefjalën e mediave për disa javë. Ndryshe nga ai, Jasmina në intervista të ndryshme nuk ka dashur të pohojë ose mohojë, duke thënë se nuk do që të ndajë detaje nga jeta e saj private. Para se të publikohej kënga, ajo udhëtoi drejt Gjermanisë, ku u takua me Ardianin, gjë që nxiti shumë dyshime. Por i shpejtë ka qenë reagimi i Ardianit, që tha se Jasmina është thjesht protagoniste në klip dhe asgjë më shumë.
© Panoramaplus.al

