16 Tetor, 2020

Ardian Bujupi nuk i thotë jo martesës, por ka vetëm një “kusht”


Këngëtari Ardian Bujupi deri më tani është treguar gjithmonë i rezervuar mbi jetën private.

ardian bujupi (4)

Së fundmi, artisti ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij, ku është pyetur rreth çështjeve të ndryshme, qofshin këto personale apo profesionale.

ardian bujupi (8)

Ndër të tjera, ai ka publikuar disa imazhe nga një dasmë kurde, nga ku vetë Ardiani ishte i ftuar.

ardian bujupi (6)

Një nga ndjekësit ‘shfrytëzoi rastin’ për të provokuar këngëtarin duke i shkruar “Tani e ke radhën ti”, duke nënkuptuar martesën.

ardian bujupi (51)

Po, me Madison Beer”, është përgjigjur me humor Ardiani, krahas fotos së saj që publikoi në Instastory.

ardian bujupi (9)

Bëhet fjalë pikërisht për këngëtaren dhe tekst-shkruesen amerikane, Madison Beer.

ardian bujupi (1)

Pak kohë më parë, ai u përfol për një lidhje me Sabrine, por nuk janë parë më së bashku.

ardian bujupi (2)

Thashethemet për një lidhje mes tyre u përhapën pas këngës “Modela”, në të cilën Sabrine ishte protagoniste e klipit.

ardian bujupi (7)

© Panoramaplus.al