20 Korrik, 2020

Ardian Bujupi dhe Xhensila Myrtezaj i dedikojnë këngë “Panoramës”?


Një tjetër këngë me ritme të verës sapo është publikuar. Ardian Bujupi dhe Xhensila Myrtezaj kanë bashkuar forcat për herë të dytë për një projekt muzikor.

“Panorama” titullohet kënga e re e këtyre dy artistëve, të cilët e realizuan edhe me klip të punuar nga “Entermedia”.

Në klipin e këngës, Xhensila merr vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen, teksa tregoi edhe rezultatet e palestrës e veshur me një ‘bodysuit’.

Kënga “Panorama” nga Xhensila dhe Ardiani premton suksesin e duetit “Çika çika”.

“E shok krejt në Panorama, aman krejt në Panorama”, është një nga vargjet kryesore të duetit të tyre.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al