18 Mars, 2018

“Ardhsh me bekimin e Zotit”, Xhensila dhe Besi publikojnë foton më të bukur nga pritja e ëmbël


Pasi u përfol për shtatzëninë e parë, këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku, kanë publikuar një ndër foto më të bukura, teksa me duart mbi barkun e saj, kanë konfirmuar pritjen e ëmbël.

Ditën e sotme ata kanë postuar një foto në Instagram, teksa ndodhen me pushime në Como të Italisë, duke treguar se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

“Kur jeten ta bekojn te mirat qe vijne, edhe mbi te gjitha ata qe ti sjellin. Ardhsh me bekimin e Zotit”, shkruan Besi.

“Kur dy bëhen tre”, ka zgjedhur të shkruaj Xhensila, teksa tregon barkun e rrumbullakosur.

© Panoramaplus.al