Bora Zemani dhe Vin Veli i kanë dhënë fund martesës së tyre rreth katër vite më parë.

Ish-çifti janë prindër të një djali, të cilin e kanë quajtur Arbor. Ata kanë ruajtur marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin dhe janë kurdoherë të pranishëm për djalin e tyre.

Si Bora, ashtu edhe Vini, janë shumë të përkushtuar ndaj të voglit, i cili është gjashtë vjeç.

Ditën e sotme, dyshja janë bërë sërish bashkë për shkak të festës së Abetares së Arborit.

Bora publikoi në llogarinë e saj në Instagram disa foto ku shihet me Arborin, me ish-bashkëshortin, si dhe me familjarët e tyre.

“Sa shpejt u rrite o Arbor! Për çdo gjë të re tënden mendoj ‘kjo është dita më e bukur e jetës’. Edhe sot e mendova… të paktën për gjysmën e festës që arrita të qetësohesha, se në fillim çdo gjë ishte e turbullt nga lotët dhe emocionet e bukura.

Sa krenarë jemi për ty, Arbor! I vogli im, i madh sa bota, të dua pafund!”,- shkroi moderatorja krahas imazheve të bukura.

Gjatë një interviste të dhënë më parë, Vini tha se nuk mund të qëndrojë as dy ditë pa e parë djalin, dhe madje e cilësoi veten “maniak” në disa raste, kur shqetësohet shumë për të.


