Tenisti Arbër Sulstarova u bë pjesë e “Big Brother VIP” këtë edicion. Ndonëse rrugëtimi i tij zgjati vetëm pak javë ai u përfshi në disa situata shumë të komentuara.

Një nga situatat më të komentuara ka qenë edhe ajo me Xheisara Friskun. Gjatë një momenti në dhomën e rrëfimit kjo e fundit e preku pa vetëdije në këmbë tenistin. Por ai nuk e priti mirë, duke iu kthyer ashpër që mos ta prekë më. Më pas ai tha se është në një lidhje dhe do që të respektojë të dashurën. I pyetur pas daljes se çfarë i ka thënë e dashura për këtë moment, Arbëri tha se nuk e kanë diskutuar fare. “Nuk jam aq konservator me vajzat. Ishte një gjest që ishte bërë disa herë. Personi në fjalë nuk më pëlqeu dhe ia thashë. Për mua ishte mënyra e duhur. Nuk e kam diskutuar fare me të dashurën. Ishte e parëndësishme. Mendoj se reagova shumë mirë. Familjarët kishin komente pozitive.”– u shpreh tenisti.
Por kush është e dashura e Arbërit? Teksa mbrëmë ka qenë i ftuar në dasmën e balerinit të njohur, Ilir Shaqiri, Sulstarova ka prezantuar për herë të parë partneren e tij e cila e shoqëronte në këtë dalje publike. Arbëri ka postuar foto e video në “Instastory” për herë të parë me të dashurën.

Edhe aktorja Arjola Demiri ka ndarë me ndjekësit një video ku ai shfaqet teksa partnerja i dhuron një puthje në buzë.


Arbëri dhe e dashura e tij po shijojnë romancën prej shumë kohësh por detaje të tjera tenisti i ka mbajtur hermetike.
Gjatë një interviste në lidhje me gabimin në BBV që e dashura e tij ia përmend vazhdimisht. “Që duhet të isha më, duhet të thoja më shpesh jo. Duhet të isha më drastik në disa situata, siç ishte pjesa e penalizimit që mora zarf të zi. Edhe që duhet të bëja më shumë debate.”- zbuloi Arbri.
© Panoramaplus.al
