Pritjes së ëmbël i erdhi fundi dhe Fero me partneren e tij, Arbenita Ismajlin, janë bërë prindër për herë të parë. Çifti ka mirëpritur në jetë një vajzë.

Ka qenë Arbenita ajo që e ka ndarë lajmin emocionues me të gjithë në rrjete sociale.

Modelja postoi një imazh të vetes me foshnjën në krahë nga shtrati i spitalit, duke u kujdesur për të mos e zbuluar portretin e të voglës.

Më pas ishte reperi ai që publikoi foton e parë familjare dhe krahas saj zbuloi edhe emrin e ëmbël të vogëlushes.
“24.04.2021 Faleminderit Allah! Princeshë Nina!”, shkroi Fero shoqëruar me disa emoji zemre.
Fero dhe Arbenita kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë këtë vit, gjatë kohës kur modelja ishte tetë muajshe shtatzënë.

Para pak ditësh, Fero u shpreh se është shumë i lumtur që po bëhet baba i një vajze, sepse siç reperi tregoi, njerëzit i kanë thënë se vajza është shumë më e dashur për prindërit sesa djali.

Ndërsa Arbenita tha se muajt e parë të shtatzënisë nuk i ka kaluar lehtë, pasi ka pasur të përziera dhe të vjella.

Dyshja kanë treguar se i duan shumë fëmijët, prandaj mendojnë të bëjnë “një ekip futbolli”.



