Nuk u lag si disa kolege të tij, por, ama, çadra që i ofruan kolegët i shkaktoi të qeshura. E kemi fjalën për ministrin e Financave, Arben Ahmetaj.
Ai ka qenë mjaft protagonist këto ditë në Parlament, ku po diskutohet Buxheti i vitit 2019, që është momenti më i rëndësishëm për Ministrinë që ai drejton.

Nga ana tjetër, Ahmetaj dallohet për qetësinë e tij edhe në momentet kur opozita bëhet agresive dhe e sulmon ashpër. Në fakt, kjo gjë po ndodh edhe këto ditë, pasi opozita e akuzon Ramën dhe Ahmetajn se kanë bërë një buxhet vetëm për t’i shërbyer oligarkëve.
E me gjithë këtë ngarkesë, edhe shiu i bën surprizë Ahmetajt dhe çadër nuk ka, as shoqëruesi nuk po duket gjëkundi. Me siguri, çadrën ia dha dikush nga brenda, por ai qeshte teksa e shihte modelin e saj me flutura, por që nuk mund t’i bënte naze sepse nuk mund të lagej në shi.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
