Janë të shumtë ata që po presin fillimin e sezonit të dytë të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”. E teksa na ndajnë vetëm pak ditë nga 17 shkurti, Albana Osmani ka zbuluar edhe emrin e një prej personazheve që do të jetë pjesë e kësaj mbrëmjeje.

Nëpërmjet postimit të ftesës karakteristike në ngjyrë ari, shihet e shkruar: “Faleminderit që na nderuat me praninë tuaj në program. Përqafime, Arbana”.
Lart mund të dallohet fare qartë emri i Robert Ndrenikës, që së fundmi ka qenë një nga personazhet më aktiv, lidhur me shqetësimin e ngritur për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

“E privilegjuar ta nisim këtë sezon me një të ftuar të jashtëzakonshëm si Robert Ndrenika”, ka shtuar poshtë Arbana, ndërsa ka ftuar ndjekësit e saj të bëhen pjesë e teleshikuesve më 17 shkurt në orën 20.50, në ekranin e “Top Channel”.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
