Moderatorja Arbana Osmani mesa duket do të kthehet shumë shpejt në ekran.

Së fundmi ajo ka ripostuar në Instagram një InstaStory të fanses së saj, ku duket qartë Arbana duke prezantuar “Big Brother Vip Albania”.

Mesa duket me këtë postim, moderatorja ka treguar se së shpejti do ti kthehet moderimit, megjithëse nuk dihet akoma nëse do të prezantojë “BBV” apo ndonjë emision tjetër.

Kohët e fundit në rrjet kanë qarkulluar lajme se spektakli do të drejtohet nga moderatori Ledion Liço, ndonëse një informacion i tillë akoma nuk është konfirmuar nga ana e televizionit apo Arbanës.


