Mbrëmjen e djeshme u mbajt premiera e filmit të Bora Zemanit dhe Donald Veshaj “5 Herë JO”, ku morën pjesë shumë nga personazhet e njohura të showbizit shqiptar.

E teksa VIP-at parakaluan në tapetin e kuq, Arbana Osmani dhe bashkëshorti i saj Eduart Grishaj nuk u panë askund, megjithëse akoma nuk dihet me siguri nëse çifti ishin në pranishëm apo jo.

Nga ana tjetër Arbana dhe Eduarti nuk postuan foto nga premiera në rrjetete tyre sociale, duke nxitur akoma më shumë aludimet e publikut se çifti nuk i mbështetën Donaldin dhe Borën në këtë ditë kaq të rëndësishme për ta.

Nga ana tjetër kjo nuk është hera e parë që dyshja nxitin aludime të tilla, pasi edhe në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari janë protagonistët kryesorë, në rrjet qarkulluan lajme se Arbana dhe Eduarti nuk morën pjesë, ndërsa e vërteta ishte ndryshe.

Në fotot e siguruara nga paparazzi i Panoramës, duket qartë që çifti morën pjesë në premierën e filmit, ndërsa e njëjta situatë mund të ketë ndodhur edhe tani me filmin e Borës dhe Donaldit.


