Keltis Kruja nuk arriti të jetë deputet në këtë legjislaturë në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, sepse kryetari Basha nuk ia vendosi emrin në lista. Kruja njihet gjithashtu si bashkëshorti i Erla Mhillit, zëdhënësja e Partisë Demokratike dikur, më pas e Kryeministrisë së Berishës dhe tani përsëri këshilltare e tij për mediat.

Edhe pse me një backgroud kaq të djathtë dhe shumë pranë Berishës, pasi njihet edhe si miku i ngushtë i Shkëlzen Berishës, përsëri kjo nuk e pengon që të mbajë shoqëri me deputetin e PDIU-së, Aqif Rakipi. Në rrethet e gazetarëve vazhdimisht thuhet se Rakipi është shumë mik me Ramën, ndërkohë që miqësia e vërtetë shihet në raste nevoje.
Një nga këto raste ishte edhe dita kur votohej nëse i duhej hequr imuniteti Saimir Tahirit, apo jo. Siç e dini, Rakipi dhe dy deputetët e tjerë të partisë së tij votuan kundër heqjes së imunitetit, njësoj si socialistët. Dhe nëse thuhet që miku i armikut tim, është armiku im, në rastin e Keltisit kjo shprehje nuk vlen.

