26 Maj, 2018

“Apple” do të sjellë “iPhone 9”, ja kur do të prezantohet smartphoni


Pritet që në fund të kësaj vere, rreth muajt shtator, “Apple” të prezantojë smartphonin më të ri “iPhone 9”. Sipas lajmeve që qarkullojnë në mediat online të teknologjisë, pritet që ky smartphon të jetë një nga më të mirit dhe do të sjellë shumë risi.

Thuhet se “iPhone 9” do të ketë një bateri më jetëgjatë dhe do të jetë më i shpejtë. Bateria e këtij smartphoni do të jetë më e madhe dhe e përshtatur me dizajnin e ri të telefonit.

Ky telefon do të vijë me një procesor shumë më të fuqishëm se prodhimet e mëparshme të telefonave të kompanisë prestigjioze “Apple”, diçka që firma e bën çdo vit. Do të mundësohet përmirësimi i grafikëve në lojërat e telefonit dhe aplikacionet do të hapen më shpejt duke bërë që telefoni të ketë një performancë më të mirë.

Vitin e shkuar, “iPhone 8” dhe “iPhone X” kishin chip “Apple A11 Bionic”, që ishte 70 % më i shpejtë se procesori i vitit paraardhës. Kompania po përgatitet të hedhë në treg tre modele të reja të “iPhone 9” në shtator të këtij viti.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al