19 Maj, 2018

Anxhela Peristeri, striptizë në rrugë në klipin e ri, si fitoi betejën me kilet për 1 muaj


Të gjithëve u bëri përshtypje në klipin e ri “Insanely in love”, ku  këngëtarja Anxhela Peristeri guxonte të bënte pak striptizë në rrugë, duke hequr nga trupi veshjet, një nga një.

Këngën “E çmendur”, me të cilën fitoi festivalin “Kënga Magjike”, Anxhela e risolli në një tjetër variant në bashkëpunim me Kastriot Tushën. Përveç interpretimit, bëri përshtypje me linjat, ndërkohë që kishte hequr disa kilogramë krahasuar me pak muaj më parë.

Kujtojmë që asaj iu desh vetëm 1 muaj për të arritur formën fizike që shohim në klip, pasi iu nënshtrua regjimit ushqimor dhe ushtrimeve fizike me trajnere personale, Dorina Memën.

Në fillim të muajit prill, këngëtarja postoi një video ku ishte duke praktikuar një nga ushtrimet e sugjeruara nga kampionia e fitnessit me statusin “Dorina Memamë këpute!”.

Poshtë videos komentonte Dorina, e cila paralajmëronte transformimin e këngëtares, ndërsa i shkruante: “O të bëj fit ty, o plas, do apo s’do ti!”. Dhe siç shihet, ia kanë dalë, sepse dukej shumë mirë edhe në studion e emisionit “Rudina”.

Pasi rrëfyen bashkë me Kastriot Tushën skenat dhe xhirimet e klipit, gjatë të cilave nuk kishin kaluar pak peripeci, Anxhela tha se këtë verë ka vendosur të vazhdojë të punojë, pa ndonjë plan konkret për pushimet.

“Kam në plan të realizoj një koncert recital. Kam kohë që e kam menduar, prandaj edhe kam heshtur pas ‘Këngës Magjike’. Kam disa prodhime të reja, të cilat dua t’i përmbledh në një koncert”, tha ajo.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al