Anwar Hadid, i dashuri i Dua Lipës, ka publikuar në Instastory pasojat e një incidenti që i ka ndodhur së fundmi.

Modeli 21-vjeçar tregoi duart e lënduara dhe të fashuara, por nuk ka dhënë detaje se çfarë i ka ndodhur.

Megjithatë, komenti i Dua-s në postimin e tij ka marrë shumë komente.

“Herës tjetër merr Dex (qeni) me vete që të të mbrojë!”, i shkruante këngëtarja me origjinë shqiptare, ndërkohë që Anwar ia ktheu me disa emoji duke qarë.
Një ndjekës i shkruan se e di se ccfarë i ka ndodhur modelit, duke thënë se ka pësuar një incident me patina. “21,000%”,- ia ktheu Anwar.

Pas qëndrimit të Dua-s në Kaliforni bashkë me Anwar Hadid, në muajin tetor këngëtarja u rikthye sërish në Mbretërinë e Bashkuar. Largimi nga partneri duket se e ka bërë Duan nostalgjike, sepse 25-vjeçarja ndau dje disa imazhe shumë të ëmbla nga koha kur qëndronte pranë tij.

© Panoramaplus.al

