Pas ndarjes me këngëtaren Era Istrefi, Faton Shoshi po shihet gjithnjë e më shumë në krah të vajzave të famshme të showbiz-it.

Shoshi së fundmi është parë në shoqërinë e një këngëtareje tjetër. Bëhet fjalë pikërisht për Bleona Qeretin, e cila prej Fatonit ka anuluar edhe një udhëtim.
Qereti ka publikuar një foto ku shihet bashkë me Shoshin dhe shkruan” E kisha në plan të shkoja në Los Angeles sot po meqë erdhe ti Faton Shoshi po rrimë edhe nja 3 ditë”.

Menjëherë ka komentuar Shoshi: “Bleona po punojmë mirë për vazhdim të nejës hahahaha të paska pëlqyer po më duket”. Ndërsa Bleona ia kthen përgjigjen: “Faton Shoshi net të zjarrta na presin yll!!! Se çdo gjë që bën ti është zjarr ”.


