12 Shtator, 2017

Ankohet George Clooney: Binjakët nuk më duan sepse nuk kam gji t’ju jap!


Aktori George Clooney ka folur rreth atësisë dhe mbi raportin e deritanishëm që ka me binjakët 3 muajsh Ella dhe Aleksandër. Ai ka folur me sinqeritet duke treguar se lidhja e tij me to është shumë  sa argëtuese, e bukur, por edhe pak e vështirë sepse ata duan kujdes maksimal.

 

Dhe a e dini cila është arsyeja për këtë raport të vakët me të vegjlit e tij: biologjia e tij. Po, po e lexuat mirë! Ja si është shprehur aktori i  njohur: “Tani për tani unë nuk ekzistoj për fëmijët e mi. Dhe kjo pasi nuk kam gji që ti ushqej ato me qumësht. Unë i marr në krahë ato, u jap atyre një shishe, dhe i dorëzoj përsëri te gruaja ime Amal, dhe ata janë të lumtur”. – ka thënë Clooney gjatë një interviste në Festivalin e Filmit të Torontos.

Aktori thotë se ardhja në jetë e binjakëve e ka ndryshuar rutinën e tij, sepse tani nuk ka më gjumë të plotë dhe as takime me miq me orare të zgjatura.

 

© Panoramaplus.al