14 Mars, 2024

“Anija që ndodhesha unë u përmbys gjatë rrugës”/ Mes lotësh, Beniada Nishani rrëfen historinë e saj të trishtë: Isha i vetmi fëmijë në atë traget…


Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Beniada Nishani teksa së fundmi ishte e ftuar në podcastin e Donja Memës, ka rrëfyer sakrificat që ka kaluar për të emigruar drejt Italisë.

Mes lotësh modelja tregoi se anija që po udhëtonte ajo së bashku me familjen u pëmbys gjatë rrugës, duke rrezikuar jetën e njerëzve që ndodheshin në të.

Anija që do nisej fiks ditën që do niseshim ne, nuk arriti në destinacion pasi u përmbys gjatë rrugës. Mbaj mend zhurmën e helikopterit, të policisë që kërkonte përpara. Neve sapo arritëm, arritëm natën shumë vonë dhe jemi fshehur brenda një peme shumë të madhe sepse policia kërkonte dhe unë isha e vetmja fëmijë që isha në atë traget (me dokumenta falso). Mami kishte marrë një çantë me një panine, një ujë dhe dy gjëra për t’u ndërruar. Uji kishte mbaruar dhe kur arritëm në Itali, i vetmi njeri që kishte një shishe të vogël me pak ujë ishte ky zotëria, që kishte kursyer ujin për ilaçet dhe ai nuk piu ilaçet e veta por m’a dha ujin mua…’”- tregoi Beniada.

 

© Panoramaplus.al