12 Korrik, 2024

“Anglia do fitojë kampionatin” – Meri Shehu përplaset me gazetarin e njohur


Astrologia e njohur Meri Shehu, ka qënë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Top Arena’ për të folur rreth kampionatit ‘Euro 2024’.Gjatë bisedës në studio ku të ftuarit e tjerë po diskutonin me tone të larta Meri tha: “Anglia do fitojë kampionatin’’, mirëpo mesa duket kjo përgjigje e saj plot siguri nuk i pëlqeu gazetarit Arben Manaj, i cili po merrte pjesë në emision nëpërmjet aplikacionit ‘Skype’ dhe ironizon astrologen duke i thënë une nuk jam parshikues fati, mbase edhe ke të drejtë.U vu re se përplasja ishte mjaft serioze mes dy të ftuarve por ata u munduan të mos e japin veten.Meri Shehu njihet si astreologe, ajo zakonisht ftohet ne emisione të ndryshme për të folur rreth shenjave të horoskopit gjatë çdo fillim muaji.Ajo u bë akoma më e njohur për publikun gjatë pjesëmarrjes së saj në BBV3, ku nuk ndenji gjatë por doli nga shtëpia si më pak e votuara nga publiku. Përtej kësaj Meri është bërë tashmë një personazh shumë i dashur për të gjithë.

 

© Panoramaplus.al