30 Dhjetor, 2023

Angelina Jolie në një lidhje të re dashurie? Aktorja nxit dyshimet me foton e fundit


Kohët e fundit në rrjet kanë qarkulluar lajme se aktorja e njohur Angelina Jolie ka gjetur sërish dashurinë.

Ndonëse një lajm i tillë nuk është konfirmuar akoma nga ana e aktores, së fundmi ajo është parë krahas një mashkulli misterioz.

Ka qenë revista italiane “Oggi” që ka publikuar foton e dyshes nga Milano, ndërsa zbuloi se djali që shoqërohet Jolie quhet Kingslee James Mclean Daley i cili është një shkrimtar dhe reper britanik.

Prej disa ditësh aktorja ndodhet në Milano pasi po merret me xhirimet e filmit “Callas”, ku ajo luan një rol, ndërsa mesa duket Angelina poe  shfrytëzon këtë udhëtim për të kaluar më shumë kohë me djalit në fjalë.

© Panoramaplus.al