Angelina Jolie ka humbur zyrtarisht betejën për të hequr gjyqtarin nga procedurat e divorcit me ish bashkëshortin, Brad Pitt.
Aktorja e famshme pretendoi më parë se gjyqtari John W. Ouderkirk, i cili martoi çiftin në vitin 2014, nuk tregoi “marrëdhëniet e vazhdueshme të biznesit dhe profesionale që ka me ekipin ligjor të Pitt”.
Angelina Jolie pretendoi se nuk mendonte se ishte e drejtë që ky gjyqtar të vazhdonte të drejtonte “betejën” e divorcin katër vjeçar.
Por Gjykata Superiore e Kalifornisë vendosi zyrtarisht që Ouderkirk do të qëndronte në këtë çështje.
Ish-çifti i njohur, që u nda në vitin 2016, duke i dhënë fund një marrëdhënie 12-vjeçare dhe dy viteve martesë, kanë gjashtë fëmijë së bashku, Maddox, 19-vjeç, Pax, 16, Zahara, 15, Shiloh, 14 dhe binjakët 12-vjeçarë Knox dhe Vivienne.
Vendimi i gjykatës, i lëshuar të hënën, deklaroi se Ouderkirk e kishte bërë zbulimin e kërkuar kur ishte përfshirë më parë në çështje me firmën ligjore që përfaqësonte Pitt.






