Aktorja me famë botërore, Angelina Jolie, nuk e ka përjashtuar mundësinë se një ditë mund të kandidojë për presidente.

Aktorja dhe producentia, që është gjithashtu edhe e dërguara e posaçme në Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, aktualisht nuk ka plane për tu përfshirë në politikë.
Por e pyetur nëse do bëhej politikane, ylli i Hollywood tha për “People”: “Kurrë mos thuaj kurrë. Por për momentin do nuk e bëj”. Ajo ka shtuar se tani për tani prioritet për të mbetet puna e saj humanitare.

Angelina është shprehur se ndihet “shumë e bekuar” që puna e saj humanitare e ndihmoi të njihej me shumë gra që tani i ka mike të ngushta.
“Unë përpiqem të flas për atë që besoj”, ka thënë Jolie për kauzat e saj. Aktualisht, një nga këto kauza është se ligjet që trajtojnë gratë në mbarë botën si “qytetarë të klasës së dytë” duhet të ndryshojnë.
© Panoramaplus.al
